Nga Lëvizja e Mendimit Ndryshe tek ajo per Demokraci. Ben Blushi ka konfirmuar lindjen e nje fraksion te ri brenda Partisë Socialiste. Detyra per ta prezantuar ne asamble iu caktua Maqo Lakrorit, por pjese e saj do te jene Mimoza Hafizi, Rexhep Mejdani, Ndre Legisi, Napik Kopliku e socialiste te tjerë. Platforma e lëvizjes e bere publike tashme synon vendosjen e demokracisë se brendshme. Objektivat e saj përmblidhen ne 7 pika ku përfshihen nga mbrojtja e vlerave e deri tek përgatitja e partisë per fitoren e zgjedhjeve te 2017-es. Ndërkohe propozimin e kryetarit socialist Edi Rama, per zhvillimin e nje referendumi te brendshëm partiak, i cili eventualisht do te vendose mbi fatin e kreut te PS Blushi e konsideroi marrëzi. Blushi kishte nje interpretim te tijin mbi cfare dhe kur mund te thirret anëtarësia e PS per referendum. Ne prononcimin per mediat, ndërkohë qe Asambleja vijonte mbledhjen, Blushi ritheksoi qëndrimin per keqqeverisjen e vendit sipas tij. Këtë fakt e ilustroi me te dhënat e fundit nga INSTAT. Gjate mbledhjes se Asamblesë, Blushi ka theksuar se nëse do vihej përballe nje zgjedhjeje Parti apo Shqipëri, ai padyshim do zgjidhte këtë te dytën.
Blushi themelon “LPD”
Subscribe
