E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blushi: SPAK është i kapur. Ibraj: Ministra dhe kryebashkiakë të PS janë në burg, kjo fakton që SPAK nuk është me Ramën

I kujt është SPAK? Kjo ka qenë temë debati mes avokatit Kujtim Ibraj dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi, në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj.

Sipas Blushit SPAK ëhstë organizatë kriminale pasi ka shkelur ligjin dhe i shërben Ramës. Por për avokatin Ibraj kjo është e pavërtetë, duke theksuar se SPAk është institucion që deri më sot ka çuar pas hekura disa ministra dhe kryebashkiakë të Ramës.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Blushi: Është e vërtetë që Reforma u miratua me 140 vota, për këtë madje ka një meritë Presidenti Ilir Meta. Por u kap më pas kur u votua me 69 vota Arta Marku.

Reklamë

Ibraj: Dua të të kundërshtoj Blush, Meta tani po vuan pasojat aty ku është. SPAk nuk është organizatë kriminale.

Blushi: Kush shkel ligj është kriminel.

Ibraj: Ilir Beqa burg, Tahiri,burg, Bllako burg, Ahmetaj masë sigurie burg, Koka burg, zyrtarë të tjerë burg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë