E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blushi “shpërthen” ndaj Brahos: Ti as sorrë nuk mund të quhesh!

Menjëherë pas sulmeve të kandidatit socialist, Spartak Braho për presidentin Ilir Meta, reagoi zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

 

Reklamë

Ai i postoi në “Facebook” një foto të sikletshme dhe shkroi se është njeri pa karakter.

 

“O Tak Çiçi, nuk të vjen turp, që sulmon Ilir Metën për llogari të Edi Ramës dhe të gjithë antishqiptarëve, nga Skrapari i patriotëve dhe i atdhetarëve? Ti as sorrë nuk e meriton të quhesh, se edhe sorra e ka një fije karakteri!”

 

Spartak Braho më herët deklaroi se Ilir Meta është çmendur dhe se mund të krijojë vetëm një çetë vagabondësh.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë