Subscribe

Ndërsa Edi Rama i quajti kritiket brenda PS-se një pakice shume te vogël, Ben Blushi kundërpërgjigjet duke  pretenduar se ka shumicën. Përpara kongresit, me një fjalim ritmik e te mbingarkuar me metafora, Blushi paraqiti argumentet e tij mbi atë qe ka ndodhur këto tre vjet ne qeverisje dhe parti, duke i konsideruar ato fakte dhe jo thjesht opinione. Ai u zotua se nuk do te dorëzohet nga përpjekjet për t’i dhënë zë me vote te lire te gjithë atyre qe duan zbatim rregullash e trajtim te barabarte. Për gjithë ketë situate ne PS, por dhe për mënyrën se si po qeveriset vendi, Blushi bën përgjegjës vetëm nje njeri, Edi Ramen, te cilin e ftoi ne përballje me votat e socialisteve. Edhe mbështetësit e Blushit e shfrytëzuan kongresin për te bere dhe një përpjekje te fundit per hapjen e garës ne Partine Socialiste dhe pse përgjigjen e kane marre nga kryetari- referendum. Arta Dade  dhe Mimoza Hafizi folën per nevojën e nje analize te detajuar mbi mënyrën e qeverisjes, ndërsa i bene thirrje kongresit te nise sprovën e demokracisë ne parti me zgjedhjen e kryetarit te ri. Ashtu siç pritej, Pandeli Majko ka artikuluar idenë e tij për zgjedhje te parakohshme ne rast te dështimit te reformës ne drejtësi. Kritik ka qene ndaj modelit Kokedhima ne jug, Gramoz Ruci, i cili pa përmendur emrin e deputetit, foli per te ashtuquajtura projekte-pilote qe sipas tij janë dëmtuese ne parti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *