Subscribe

 

“Kam sot një lajm te mire per te gjithë shqiptaret dhe veçanërisht për socialistet: Rilindja po bie!”

 

Ben Blushi, i cili 2 vite me pare foli per funeralin e rilindjes, sot doli ne foltoren e Parlamentit për te deklaruar se paralajmërimi i tij u vërtetua. Por cila është arsyeja sipas Blushit qe rilindja vdiq?

 

“Për shkak te një njeriu. Edi Rames. Ky erdhi ne pushtet me votat e socialisteve dhe qeverisi me nje grup keqbërësish qe u quajtën Rilindja. Çfarë ishte Rlindja: mbeturinat e korruptuara te PD, mbetjet e degraduara te PS, gjithfarësoj mediokrish, banditësh, trafikantesh, gjobaxhinjsh, dallaveraxhinjsh, drogaxhinjsh, pazarxhinjsh, kumarxhinshj, vulaxhinshj, kazanxhinjsh, delenxhinshj, pra me shume xhinj se xhinde. Kjo është Rilindja e pare ne bote qe nuk ka nje poet, por vetëm xhinde”.

 

Por ndryshe nga demokratet dhe partia e drejtuar nga Ilir Meta, Blushi ka deklaruar se Libra do te hyje ne zgjedhje.

 

“Ne jemi ne opozite me te gjitha partitë këtu ne parlament dhe ne çadër, por nuk jemi ne opozite me kushtetutën e vendit. Ne duam te këtë zgjedhje sepse eshte e vetmja mënyre qe Shqipëria te ndryshoje”.

 

Por Blushi ka vene ne dukje se çdo moment qe zgjat kriza çon ne shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *