E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blushi, Ramës: Mund të blesh çdo gjë, përveç dashurisë së Metës për Atdheun!

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu akuzat e tij ndaj presidentit Ilir Meta në vendin e tij të lindjes, Skrapar, por një përgjigje erdhi edhe nga Presidenca. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i bëri të qartë shefit të qeverisë se dashuria e presidentit për Skraparin nuk mund të blihet.

 

“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun????????”, tha Tedi Blushi në “Facebook”.

 

Reklamë

Edi Rama i kërkoi Ilir Metës të mos përzihet më me punët e vendit. Sipas kryeministrit, ka ardhur koha që presidenti të shkojë në shtëpi dhe për këtë, kërkoi ndihmën e qytetarëve të Skraparit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë