Subscribe

Socialisti Ben Blushi eshte kritiku me i ashper ne radhet e mazhorances i Edi Rames, dhe per te kryeministri i shqiptareve eshte i paafte.

Ben Blushi: Edi Rama është një kryeministër i dështuar që po lyen vetëm gërmadhat që la trashëgim Berisha.

Blushi ka perdorur debatet Rama –Berisha ne dy seancat e fundit plenare per te akuzuar kryetarin e partise se tij tha se po konkuron ish-liderin e se djathtes ne paaftesi. Peshen e replikes kunder Blushit, e ka mbajtur Ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili ka listuar reformat e qeverise Rama ne 3 vjet.

Arben Ahmetaj: Të gjitha reformat që kemi bërë nuk janë në interesin tonë, kemi bërë reforma edhe në kurriz të interesave tona elektorale diku diku. 

Ahmetaj tregoi pikat kyçe ku sipas tij, qeveria ka treguar aftesi; konsumi eshte

rritur, te ardhurat jane rritur e papunesia eshte ulur theksoi Ahmetaj.

Arben Ahmetaj: Aftësi është të marrësh një sistem fiskal të degjeneruar dhe të përpiqesh ta konsolidosh ditë pas ditë dhe të rritësh të ardhurat.

Nje nga treguesit se kjo qeveri ka degraduar sipas Blushit eshte edhe rasti i Klement Balilit, i cili mbahej ne pune pavaresisht akuzave per trafik droge.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *