Subscribe

Ben Blushi nuk mori pjese ne Referendumin e organizuar te shtunën  per mandatin e kryetarit te Partisë Socialiste, nje proces i cili për Blushin ishte ne shkelje te statutit. Ne ditën e shpalljes se rezultateve, Blushi ka sqaruar qëndrimin e tij ne lidhje me këtë proces nëpërmjet nje letre drejtuar shtypit.

Ky ishte nje referendum kunder meje, cka e them pa modesti. Nuk jam autori i tij, por isha qellimi i tij.

I bindur se Edi Rama kishte frike nga gara, e lashe vetem me vartesat e tij te cilet bene listat, i ndryshuan, i hartuan,i hengren dhe i kafshuan sikur te ishin copa dhjami mbi nje tryeze te kalbur.

Per Blushin, ky proces zgjedhor u grabit dhe u manipulua dhe sipas tij ne baze te mesazheve qe ka marre ne fshatra as nuk eshte votuar. Blushi argumenton se ne dy zgjedhjet e fundit  2013 dhe 2015 pjesëmarrja ne votime ka qene respektivisht 54% dhe 49% ndërkohe qe sipas shifrave te publikuara nga ps mbi 90% e socialisteve kane votuar ; qe do te thote se socialistet shqiptare marrin pjese me shume ne nje proces pa kuptim se sa kur vendosin per deputetet e krerët e bashkive.

Sipas te dhenave qe me kane ardhur nga gjithe Shqipëria me rezulton se ne referendum nuk kane marre pjese me shume se 40 per qind e listes. Organizatoreve iu takon te provojne se nuk eshte keshtu duke bere publike proceverbalet e votimit dhe natyrisht duke hapur kutite. Une nuk do them hap kutite ose largohu, por do them hap kutite ose turperohu!

Sipas Blushit, ky Referendum ka pasur nje efekt e ka bindur se ne Partine Socialiste nuk lejohet votimi.

Kjo ishte e vetmja mënyre per te vërtetuar se rilindja është dhe ka qene nje lavatrice e mediokritetit dhe e shëmtisë ne kete vend. Çka me trishton. Me trishton kur shoh se si nje parti eshte futur ne lavatricen e rilindjes per te pastruar rrobat e funeralit te vet.

Per te gjithe ata qe besojnë se une kam humbur kjo eshte përgjigja ime: Sot nuk kam humbur asgjë.

Sot kam fituar lirine time. Dhe kjo vlen me shume se çdo referendum. Dhe me shume se çdo parti.

Blushi qysh ne krye te herës u shpreh kundër Referendumit e gjate ditëve te fundit u beri thirrje socialisteve ta bojkotonin ate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *