E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blushi: PS-LSI skenar për zgjedhje të parakohshme

Koalicioni Rama-Meta ka rënë. Kështu është shprehur deputeti Ben Blushi duke iu referuar letrës së Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve.

 

Reklamë

Blushi e cilësoi situatën qesharake, pas koalicioni në fjalë po dështon edhe zgjedhjen e Presidentit, ku ende nuk ka asnjë kandidat. Blushi është shprehur se kjo është një mungesë serioziteti.

 

Blushi tha se si PS dhe LSI po përgatiten për zgjedhje të parakohshme, pasi këtë e shohin si zgjidhje të krizës politike. Ai tha se koalicioni synon të zgjedhe dhe Presidentin pas zgjedhjeve të parakohshme.

 

Sipas Blushit as skenari i zgjedhjeve te parakohshme nuk e zgjidh krizën pasi PD nuk do te marre pjese ne zgjedhje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë