E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blushi “presion” Ballës: Tao Tao ke kohë deri në 2 mars, do dalin fakte të reja

Deklaratat ngacmuese të Taulant Ballës ndaj qëndrimeve të forta të Presidentit Meta, nuk e kanë vonuar aspak edhe kundërpërgjigjen nga zëdhënësi i kreut të shtetit.

Në një reagim në facebook,  Tedi Blushi duke iu drejtuar Taulantës Ballës thotë se sekretari i përgjithshëm i PS i ka festuar deri tani 3 herë hapjen e negociatave.

Reklamë

 

“Tao Tao duhët të jape llogari, shton Blushi, se përse kaloi në kuvend ligji mafioz që cënon Kushtetutën dhe për më tepër pa u konsultuar me Komisionin e Venecias”.

 

Zëdhënësi i Metës vijon sulmin dhe ironite ndaj Ballës duke e akuzuar edhe për koncesionet dhe gjendjen ekonomike të shqiptarëve.

Në fund Blushi i bën thirrje Ballës që të tërhiqet dhe të futet në shinat e duhura dhe vendos si afat datën 2 mars, ditë në të cilën Meta i bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në shesh kundër qeverisë.

 

 

Statusi i plote i Tedi Blushit

 

Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon.
Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.
Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.
Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian? S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillo që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni?
Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë.
Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian?
Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta?
Duan të sabotojne ndihmat (borxhet) thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve.
Ah po, shqiptarët do fitojnë si gjithmonë shumëfishimin e taksave.
Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë