E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Blushi: President nga populli

Deputeti Ben Blushi i është drejtuar qytetareve per te mbështetur nismën e tij qe presidenti i Republikës te zgjidhet nga populli. Ne faqen change.org është tashme peticioni president nga populli, i cili ne këto ore te para ka marre mbështetjen e disa qindra qytetareve. Por nisma per te marre firmat e qytetareve mund te shërbeje vetem per te treguar përmasat e mbështetjes per idenë e nje presidenti qe zgjidhet nga populli, pasi ndryshimi i kushtetutës kalon detyrimisht ne parlament. Blushi i cili ka siguruar mbështetjen e vetëm 9 kolegeve te tij, duhet te mbledhë 28 firma deputetesh per te depozituar zyrtarisht draftin, e me pas te binde 94 kolege per te miratuar votimin e presidentit nga populli.

Më shumë video

Reklamë