Subscribe

Ishte pranvera e vitit 2015, pak muaj para zgjedhjeve lokale, kur nisi debati i brendshëm ne Partine Socialiste. Përmes nje shkrimi deputeti Ben Blushi artikuloi ate qe e quajti vdekje te Rilindjes. Ky qëndrim, solli edhe mosperfshirjen e tij ne fushatën elektorale per zgjedhjet per pushtetin vendor. Përplasjet u theksuan me shume ne korrikun e vitit te kaluar, gjate mbledhjes se Asamblesë Kombëtare, kur Blushi deklaroi publikisht se PS është e kapur nga nje njeri i vetëm dhe se nuk pranonte te bënte zgjedhje per postin e numrit nje te partisë. Jo vetëm kaq, por Blushi akuzoi edhe për keqqeverisje te vendit. Pas kësaj deklarate ne fund te asaj mbledhjeje, si kundërpërgjigje per deklaratat e Blushit, foli ministri Arben Ahmetaj, sipas te cilit reforma e ndërmarra nga qeveria po japin rezultate. Përplasjet brenda PS u forcuan ne muajt ne vijim, kur Ben Blushi akuzoi lidershipin e partisë ku militon se ka futur ne Parlament njerëz me te kaluar kriminale, duke vazhduar te theksoje tezen e tij per domosdoshmërinë e zgjedhjeve per kryetarin e partisë, ne baze te parimit nje anëtar nje vote. Javët e fundit Blushi i është kundervene publikisht kryetarit te PS Edi Rama. Përgjigjen per pretendimet e tij ia kane dhëne deputet te ndryshëm socialiste. Por edhe vete kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave te Blushit me frazën “Qentë le te lehin karvani ecën përpara”. Kulmi i përplasjeve arriti ne takimin me strukturat e partisë ne Elbasan, incident i cili mori vëmendjen e grupit parlamentar te Partisë Socialiste.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *