E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blushi: Kemi 20 mijë vota, por s’kemi asnjë deputet

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi nuk fitoi asnjë mandat në zgjedhjet e 25 qershorit. Pas rezultateve nga numërimi i kutive, Blushi është shprehur se ka marrë 20 mijë vota, por nuk ka asnjë deputet.

 

Reklamë

Mesazhi i Blushit:

 

“Të dashur LIBRA,

 

Kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja.

 

Do bëj gjithshka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi,” shkruan Blushi mesazhin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë