Subscribe

Ndonëse e kishte paralajmëruar disa ditë më parë largimin nga Partia Socialiste, Ben Blushi e zyrtarizoi lëvizjen e tij politike në seancë plenare.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga një grup politik që nuk pranon të zgjedhë. Për të kujtuar këtu se Rilindja vendosi që në Partinë Socialiste të mos kishte më zgjedhje, dhe Rilindja vendosi të zgjedhë me Referendum atë që do e trajtonte si një çështje dhe jo një njeri.”
Përgjigjen ndaj akuzave kundër qeverisë, Blushi e morri nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili e akuzoi se asnjëherë nuk ka qenë socialist.
“Rrugë të mbarë, por ti që fole këtu nuk u sollë kurrë si socialist. Kërkojmë të lësh mandatin. ke braktisur socialistët në të gjitha betejat.”
Por dy ish-kolegët nuk u mjaftuan me kaq. Akuzat të ndërsjellta u shkëmbyen edhe për aktualitetin. Ndërkohë që janë larguar nga PS, Ben Blushi me Mimoza Hafizi po përgatitin strukturat e partisë së tyre të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *