Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kreu I KED, Ardian Dvorani pas daljes nga Prokuroria këtë të mërkurë ku u përgjigj mbi kallëzimin e bërë nga kreu I shtetit.

Tedi Blushi tha se Presidenca nuk prêt asnjë reflektim publik nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit.

Zëdhënësi I Metës shtoi se Presidenti do të vazhdojë të bashkëpunojë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.

Ky process, shtoi Tedi Blushi,  do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale, sipas tij,  të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

 

Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *