Subscribe

Pas përplasjeve të gjata me kryetarin e Edi Rama, Ben Blushi po shkon drejt shkëputjes nga Partia Socialiste dhe krijimit të një partie të re. Duket se divorci nga partia ku ka milituar dhe e ka përfaqësuar në ekzekutiv, është i pashmangshëm pas përplasjeve me lidershipin socialist. Mllef ose jo, Blushi nuk kursen sulmet ndaj lidershipit të ri socialist që del nga votimi në Asamble. Këtyre sulmeve iu përgjigj Taulant Balla, i cili qëndrimin e Blushit e paralelizoi me gjithçka thotë Sali Berisha. Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi me votim kryesinë dhe sekretariatin. Për Sekretar të Përgjithshëm, ishte vetëm një kandidaturë, ajo e Gramoz Ruçit. Ka qenë kryetari Edi Rama qe ka propozuar emrat për anëtarë të këtyre strukturave. Por menjëherë, pasi janë lexuar emrat për anëtarë të kryesisë, Arta Dade ka deklaruar se tërhiqet, pasi sipas saj zhvillimet e fundit në PS, kanë rënë ndesh me parimet e saj. Nga gara për anëtar kryesie është tërhequr edhe Namik Dokle, i cili ka shpjeguar se e bën ketë hap për shkak të moshës. Në fund të numërimit të votave, Asambleja zgjodhi Sekretariatin e ri, mes të cilëve Ilir Beqajn, Koordinator Kombëtar për Programin, Bashkim Finon, Sekretar për Organizimin Administrativ, Belrina Gjylameti Sekretare për Koordinimin Elektoral dhe Koço Kokëdhima, Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin. Po ashtu u votua edhe përbërja e kryesisë së re, ku bihen në sy disa prurje të reja në raport me kryesinë e mëparshme dhe lënia jashtë kritikëve të lidershipit të partisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *