Subscribe

Te premten ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin do te jene pjese e mbledhjes te 3 grupeve parlamentare me te mëdha; PS, LSI dhe PD per reformën ne drejtësi; një gjest qe diplomatet nuk e kane bere kurrë me pare. Dhe per deputetin Ben Blushi ky është momenti me i turpshëm qe prej vitit 1914.

Po tallemi dy herë si klasë politike. Njëherë tallemi nga ndërkombëtarët dhe njëherë nga shqiptarët, të cilët kanë të gjitha arsyet të besojnë se ky parlament ka konsumuar orën e fundit dhe duhet të iki në shtëpi. Sot kam gjithë arsyet të them se tre grupet parlamentare duhet të skuqen dhe sot nuk do doja te isha te asnjëri nga këto grupe. Megjithatë kjo klasë e meriton deri në fund këtë tallje dhe ky do ishte fundi më i denjë për këtë klasë politike”.

Sipas Blushit klasa politike shqiptare e meriton ketë sjellje te ndërkombëtareve, duke shprehur besimin se reforma ne drejtësi do te ndryshoje realitetin ne ketë vend. Vizita e diplomateve ne selinë e PS, LSI dhe PD zhvillohet pak dite para se Komisioni i Reformës te mblidhet per te miratuar ne parim draftin e ndryshimeve kushtetues.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *