Bllokuan rrugën për disa orë, shoqërohen në polici 6 protestues të “Astirit”

Gjashtë persona janë shoqëruar në polici për shkak të bllokimit të rrugës tek Unaza e Re mbrëmjen e të martës për disa orë.
Të ndaluarit nga forcat e rendit janë protestues të “Astirit” të cilët ndryshe nga heret e tjera ku e bllokonin rrugën vetëm 60 minuta mbrëmjeve në Unazën e Re, të martën kanë vepruar ndryshe.
Ata e kanë mbajtur të bllokuar aksin nga Shkolla Teknologjike deri tek Ish Dogana nga ora 18:00 deri në orën 22:00 me pretendimin se policia I kishte rrethuar dhe po tentonte ti shpërndante me dhunë.
Në mbështetje të tyre madje shkoi edghe kryetari i PD, Lulzim Basha e cila akuzoi policinë se po terrorizonte banoret e Unazës së Re.
Për këtë arsye janë bërë shoqërimet e 6 personave paraditen e kësaj të mërkurë. Të shoqëruarit kanë qënë Lindita dhe Dorian Protoduari, Ilir Katiraj, Skender Doda, Gezim Sadiku dhe Lufti Kastrati.




