Partia Socialiste i kërkon Komisionit të Etikës që të merren masa për deputetët që bllokuan parlamentin të enjten.

 

Në seancën e djeshme, deputetët e opozitës me në krye Gazment Bardhin bllokuan foltoren, pas debatit për Reformën Zgjedhore.

 

Gazment Bardhi në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së kërkoi 15 minuta pushim, pasi siç deklaroi ai nga foltorja i duhet të zhvillojë një mbledhje me grupin. Kjo e fundit, theksoi Bardhi është e domosdoshme për të diskutuar mbi emrat që opozita do të japë për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

 

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj e refuzoi kërkesën duke thënë se sipas procedurës, fjala i takon kreut të grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçit.

Kjo situatë ka bërë që seanca të anulohet. Pas mbylljes së seancës, në një deklaratë për mediat Gazment Bardhi tha se mazhoranca po zvarrit qëllimisht votimin e Reformës Zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *