“Blloku” kap në flagrancë shpërndarësin e kokainës/ VIDEO

Policia e kryeqyteti, konkretisht ajo e Komisariati Nr 2, finalizuan operacionin e koduar “Blloku” dukë arrestuar në flagrancë një shtetas dhe proceduar penalisht dy të tjerë.
Pasi kishin marrë informacion se një shtetas duke qarkulluar me automjetin e tij shpërndante kokainë në doza të vogla, forcat e rendit kane ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, dhe me pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P.
Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona celular në posedim të shtetasve të lartpërmendur.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P. Tiranë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
– E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, Sauk, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Moskallëzim Krimi”.
– A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.
Video e operacionit:




