E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 40 minuta më parë
Politikë

Bllokohet votimi në Peshkopi, Pukë dhe Vlorë, probleme me kutitë dhe vulat

Votimi në Shqipëri ka nisur zyrtarisht, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë në të gjitha qendrat e votimit. Në disa qendra në Peshkopi, votimi nuk ka nisur ende. Në QV 1139/1 ende nuk janë hapur dyert për votuesit edhe në QV 0392 në Pukë ka ndodhur e njëjta gjë. Shkak për këtë mësohet se është bërë një kuti e çarë.

Gjithashtu, edhe në Vlorë në dy qendra votimi nuk ka nisur ende hyrja e qytetarëve për të votuar, këtu shkak për bllokimin e procesit është bërë ngatërresa e vulave.

 

Ndërkaq, në qendrat e tjera votimi po vijon normalisht, ku deri tani nuk është bëhet me dije asnjë incident.

Vazhdo të lexosh

Reklamë