Bllokohet serish Thethi.
Në Qafë Thorë, si pasojë e rritjes së temperaturave, janë aktivizuar orteqe bore duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks malor.
Kjo është hera e tretë brenda një kohe të shkurtër që Qafë Thorja bllokohet nga orteku i borës duke krijuar probleme për drejtuesit e automjeteve.
Strukturat përgjegjëse po punojnë për pastrimin e borës dhe hapjen e rrugës, ndërsa situata mbetet delikate, pasi orteqet vijojnë të jenë aktive.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet në këtë segment deri në normalizimin e plotë të situatës dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.





