E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohet serish Kapshtica

Edhe këtë të mërkurë, pika kufitare e Kapshticës do të ndërpresë punën nga ora 11:00 deri në orën 15:00. Prej më shumë se një muaji, protestat e vazhdueshme të fermerëve grekë, kanë sjellë probleme në këtë pikë doganore, duke bërë që shumë qytetarë të presin në radhë për orë të tëra. Bllokimi i kësaj pike doganore, ka paralizuar edhe punën e shumë tregtarëve shqiptarë, të cilët e marrin mallin e tyre në shtetin fqinj. Për këtë arsye, ata kanë qenë të detyruar të kërkojnë rrugë të tjera kalimi, një prej të cilave është ajo e Goricës si dhe të Maqedonisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë