Subscribe

Nje sasi shume e madhe mishi u bllokua nga policia e elbasanit ne bashkepunim me autoritetin kombetar të ushqimit.

 

Rreth nje ton  mish derri, 3840 kg kofshë pule, rreth nje mijë kg fileto pule, mish viçi, mbi një kuintal qofte dhe 645 kg gjiro gici u vendosën nën sekuestro. Policia tha se të gjitha këto produkte të gatshme dyshohen sit ë kontaminuara ndaj u dërguan për analiza të mëtejshme.

 

Kontrolli erdhi pas informacioneve se në ambientet në pronësi të personit me iniciale E.L 42 vjec, përpunoheshin prodikte mishi pa asnjs standart. E në fakt inspektorët panë se ky subjekt ishte i pa pajisur me liçensë nga autoritetet si dhe pa etiketë produkti.

 

Agjentët e Krimit Ekonomik e Financiar në Elbasan bllokuan gjithë ambientet e biznesit e po ashtu ndaluan 42 vjecarin. Ai akuzohet për veprën penale të prodhimit të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *