E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohet rruga drejt Thethit për shkak të rënies së ortekëve, ARRSH thirrje shoferëve: Shmangni këtë segment

Rruga në drejtim të pikës turistike të Thethit është bllokuar si pasojë e rënies së ortekëve.

Për shkak të situatës së krijuar gjatë orëve të mesditës, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Policia kanë vendosur mbylljen e segmentit rrugor deri në orët e pasdites, kur pritet ulja e temperaturave dhe shmangia e rrezikut nga ortekët e tjerë.

Reklamë

Aktualisht, mjetet e rënda ndodhen në Qafë Thore dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës, si dhe për pastrimin e borës së sjellë nga ortekët.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen drejt kësaj zone deri në një njoftim të dytë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë