Subscribe

Bllokohet procesi i regjistrimit ne Universitete. Mbi kater ore kane pritur kandidatet fitues dyerve te fakulteteve, per t’u regjistruar si studente te vitit te pare. Gjithçka ka ardhur nga mosfunksionimi i sistemit elektronik te te dhënave. Kandidatet, shumica te ardhur nga rrethet, thonë se nuk do te kthehen pa e mbyllur këtë proces. Drejtues te shkollave te larta, kane sqaruar kandidatet per situatën e krijuar. Dekania e fakultetit Histori-Filologji, Valentina Duka, deklaroi se procesi do te vijojë përtej orarit deri sa te regjistrohet çdo kandidat fitues. Fluksi i madh i kandidateve qe prisnin ne dyert e sekretarive, detyroi shkollat e larta qe regjistrimin ta kryenin manualisht. Ministria e Arsimit qe menaxhon sistemin elektronik, sqaroi se bllokimi erdhi per shkak te mbingarkesës dhe vetëm pas mesditës, lista elektronike nisi funksionimin. Ndërkohe, procesi i regjistrimeve ne Universitete, do te vijoje deri ne datën 16 tetor. Me pas, shkollat e larta do te bëjnë dy here spostimin e vijës se kuqe, për te plotësuar kuotat qe mund te mbeten bosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *