Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel-Skuraj është vështirësuar që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm.

 

Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur “Sektori C”, duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve.

 

Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit.

 

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një mjet tip fadrom po punon për heqjen e gurëve.

 

Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *