E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Bllokohet përkohësisht procesi në Kavajë, tension në KZAZ

Kavaja vijon të jetë një vatër tensioni prej 24 orësh. Paraditja e së martës ka shënuar një tjetër incident. Problemet janë shfaqur në kohën kur është dashur të fillojë numërimi i votave për kryetar bashkie.

 

Kanë qenë numëruesit e PS, ata që janë larguar të parët nga KZAZ-ja, çka solli vonesë në nisjen e numërimit dhe tension në ambientet përrth, pasi numërues të PD, LSI dhe PDIU ishin bërë gati për numërim.

 

Reklamë

Tensioni i orëve të fundit, detyroi Ministrin e Brendshëm teknik, Dritan Demiraj të shkojë vetë në shkollën “3 Dëshmorët” në Kavajë. Pas bisedimeve mes palëve, procesi i numërimit nisi normalisht.

 

Më shumë video

Reklamë