E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohet për disa ore aksi Vlorë-Orikum

Nje masiv shkëmbor është shkëputur ne vendin e quajtur Kalaja ne aksin rrugor Vlore-Orikum, duke paralizuar lëvizjen e automjeteve ne te dyja anët e rrugës. Policia mori masa per bllokimin e segmentit, duke qene se kishte rrezik per shkëputje te tjera. Kjo situate beri qe per disa ore, drejtuesit e automjeteve se bashku me familjare te tyre te prisnin deri sa situata te normalizohej. Me ndihmën e shërbimeve të emergjencave civile, si dhe kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve u bë e mundur heqja nga rruga e masës shkëmbore. Ndërkohë forcat xheniere kanë bërë inspektimin e nevojshëm të situatës dhe kanë siguruar se nuk ka pjesë të tjera shkëmbore, të cilat mund të shkëputen.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë