E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohet një skaf në Karaburun

Policia e Vlorës ka bllokuar këtë të martë një skaf në gjirin e Shën Vasilit ne Karaburun. Sipas policisë, mjeti lundrues ndodhej ne një  distance prej 50 metra nga bregu. Ne skaf ndodheshin 15 persona, te cilët nuk kishin me vete pajisjet shpëtuese ne rast rënieje ne ujë. Po ashtu, drejtuesi i skafit nuk kishte patente dhe po lundronte pa shenjat përkatëse ne skaf. Policia ka bërë bllokimin e mjetit deri në përfundimin e procedurave të plota për vendosjen e gjobës.  Këto masa vijnë menjëherë pas incidentit në plazhin e Himarës, ku një shtetas rus humbi jetën, pasi u godit nga një skaf.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë