E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohet në kufi 25 tonë miell që vinte nga Greqia, ishte pa datë skadence

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi një ngarkesë prej 25.3 ton miell gruri me origjinë greke, për shkak se kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës.

 

Të dhënat sipas dokumentave shoqëruese nuk korespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit.

 

Reklamë

Trupat inspektuese e DRAKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekti cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25 kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqet lehtësisht.

 

Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës.

 

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 25.3 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë