E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bllokohet mjeti lundrues i vjedhur në Greqi, arrestohen 2 vlonjatë

Policia e Vlorës ka bllokuar një mjet lundrues të vjedhur në shtetin grek dhe ka arrestuar dy personat që ndodheshin në bord.

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale D. S., 43 vjeç dhe P. K., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Bllokimi i mjetit lundrues dhe arrestimi i dy personave u bë e mundur në zonën e Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Kepi i Gjuhëzës”. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues tip gomone me 2 motorë (9 m e gjatë) nuk është konstatuar asnjë material apo send i kundërligjshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë