Bllokohet një jaht me shtetas rusë në portin e Vlorës.

Mësohet se 4 shtetasit rusë janë nisur nga Turqia për në Mal të Zi por sipas tyre  ju ka mbaruar karburanti e jane ndalur në këtë port.

Ndërkohe lundrimi i tyre i padeklaruar në portin e Vlorës është quajtur shkelje kufiri nga Policia kufitare e Vlorës dhe Kapiteneria.

 

Sot rreth ores 01:00-01:30 ka mberritur ne raden e Vlores nje jaht me flamur Delaëare me 4 persona, 2 ruse dhe 2 ukrainas ne bord , nisur nga Turqia dhe destinacion per ne Mal te Zi , nuk ka bere asnje njoftim ne radio ose nepermjete agjensive detare. Duke qene se skemi pasur asnje informacion ka lindur dyshim per policine kufitare. Ne mengjes ka shkuar nje gomone e policise kufitare dhe nje inspektor i kapitenerise per te marre informacion, kapiteni yahtit lundrues ka deklaruar se s’ka pasur nafte e per kete arsye eshte kthyer ne rade te Vlores. Mjeti lundrues ka hyre ne portin e Vlores dhe ka mare nje agjensi detare per te kryer procedurat e nevojshme dhe furnizim me karburant. Eshte shoqeruar nga policia kufitare dhe po ndiqen procedurat e nevojshme ndaj tyre., sqaroi kapiteneria e Vlores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *