Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish, ministrit Spiro Ksera dhe 6 vartësve të tij. Shkak këtë herë u bë ndryshimi i kërkesës nga avokati i Alban Karabashit, i cili kërkon gjykim normal ndaj klientit të tij, kur më herët trupi gjykues kishte pranuar gjykimin e shkurtuar për të. Prokurori Ndini Tavani, e cilësoi këtë kërkesë të avokatit një tendencë për të zvarritur procesin.
Për këtë shkak, gjykata kërkoi më shumë kohë për tu shprehur, lidhur me kërkesën e mbrojtjes, duke caktuar datë 18 korrik për të vecuar dosjen të pandehurit Karabashi nga 5 të akuzuarit e tjerë.
Ish-Ministri Ksera dhe vartësit e tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *