Subscribe

Një ditë përpara finales Se Conferece League, drejtori i policisë rrugore përmes një deklarate për mediat ka treguar masat dhe devijimin e trafikut me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes.

 

Në mënyrë kategorike nuk do lejojmë asnjë mjet të tonazhit të rëndë të qarkullojë në këtë interval kohe duke filluar nga mëngjesi i nesërm deri në mëngjesin e datës 25. Nuk do lejohet asnjë mjet i tonazhit të rëndë. Rrugën Tiranë-Durrës, Durrës-Tiranë, Rinas-Tiranë, pjesën e TEG-ut në drejtim të Tiranës, Fushë-Krujë, krahu i Vorës do jenë rrugë të dedikuara vetëm për mjete që transportojnë tifozë që do marrin pjesë brenda stadiumit për të parë ndeshjen, ose që janë të organizuar për të ardhur për të parë ndeshjen në fan-zonat e përcaktuara.

 

Qato sqaroi masat që janë vendosur edhe për zonat brenda qytetit të Tiranës.

 

Pjesa e dytë e kufizimeve ka të bëjë me Unazën e Mesme, e cila do i dedikohet mjeteve të tifozëve, të cilët kanë disa stacione të përcaktuara. Janë përcaktuar dhe parkimet. Pjesa që ka të bëjë me dy krahët e Bulevardit Bajram Curri dhe Zhan D’ark janë të dedikuar për autobusë që transportojnë tifozët e Feynoord. Kufizimi i tretë do jetë Unaza e Vogël. Nuk do ketë asnjë lidhje hyrëse nga Unaza e Mesme në Unazën e Vogël. Të gjitha rrugët lidhëse do jenë të bllokuara dhe nuk do lejohet asnjë mjet për të hyrë.

 

Transporti urban brenda unazës së vogël nuk do të funskionojë, ndërsa linjat e tjera do të jenë të kufizuara. Policia apeloi që qytetarët të shmangin daljen me mjete pasi në mënyurë kategorike nuk do të lejohen. Ndër të tjera ata kanë apeluar bizneset që ditën e mërkurë ta bejnë pushim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *