Subscribe

Nga Tonin Frroku

Nga ora 05:30 minuta të ditës së sotme shërbimi doganor i pikës së kalimit kufitar të Kapshticës në anën greke, ka hyrë në një protestë 48 orëshe. Kjo është situata, nuk ka lëvizje mjetesh por lëvizje të pakta këmbësorësh. Mund të kalojnë vetëm ata persona të cilët nuk kanë bagazhe.

Një pjesë e mirë e emigrantëve që janë nisur drejt Shqipërisë, shprehen se kanë qenë të painformuar mbi rregullat e kalimit në pikën kufitare të Kapshticës.

“Na thanë   që sot ka ardhur një urdhër i dytë dhe na duhej një letër për fëmijën, në këmbë mund të lëvizim por pa bagazhe.”

“Nuk lejohet të kalojmë me makinë, jemi pesë veta për në Elbasan, kemi një vdekje, edhe në këmbë nuk donin të na linin, bëmë debat.”

Në pikat e kalimit kufitar me Greqinë nuk ofrohet asnjë lloj shërbimi për shtetasit shqiptarë dhe të huaj.

Shkak është bërë greva 48 orëshe e sindikatave greke të cilat kërkojnë kushte më të mira pune. Kalimi i mjeteve të tonazheve të rënda, autobusëve, taksi dhe çdo mjet tjetër privat është i ndaluar./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *