Subscribe

Dy autobusë me ushtarë dhe 20 makina të cilat janë pjesë e një forcë ushtarake shqiptare e cila udhëtonte tranzit në territorin grek drejt Rumanisë, ëshë bllokuar prej protestuesve të Partisë Komuniste greke në aksin që lidh Kozanin me Verian, në Greqinë veriore.

 

 

Forca ushtarake po udhëtonte në kuadër të një stërvitjeje të NATO-s të quajtur Noble Jump. Ata janë bllokuar dhe nuk lejohen të kalojnë drejt kufirit.

 

 

Sipas njoftimeve, lëvizja e forcave ushtarake ishte paralajmëruar më parë dhe protestuesit kërkojnë që të kthehen mbrapsht.

 

 

Raportohet se forca të shumta të policisë janë në vendngjarje, ndërsa qeveria greke ka lajmëruar se autokolona do të kalojë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *