E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bllokohen tre turistë në Qafë të Prozhmit, lëndohet një grua

Foto Ilustruese

Tre turistë kanë mbetur të bllokuar në Qafë të Prozhmit, rreth dy orë larg nga Thethi dhe tre orë larg nga Lepusha. Dy burra dhe një grua, turistë në vendin tonë, kanë pasur si orar për t’u paraqitur në bujtinën ku po akomodoheshin, orën 16:00. Duke qenë se nuk janë kthyer, pronari i bujtinës ka telefonuar policinë.

 

Mësohet se gruaja është lënduar në këmbë dhe po kërkohet ndihmë për transportimin e saj drejt një qëndre shëndetësore. Ky nuk është rasti i parë që turistë mbesin të bllokuar në këto zona, teksa zgjedhin të eksplorojnë të vetëm Alpet e Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë