Subscribe

 

Megaoperacioni i policisë se Vlorës është fokusuar tek kontrolli ne disa objekte dhe prona te vëllezërve Habilaj, per kapjen e pjesëtareve te bandës kriminale, por dhe sekuestrim te lendeve narkotike.

 

Drejtuesit e policisë lokale kanë kaluar në sitë te gjitha pasuritë e Habilajve, per  bllokimin e llogarive bankare qe rrjedhin nga veprimtari kriminale dhe çdo prone tjetër.

 

Krerë te policisë se Vlorës sqaruan se edhe me muaj me pare i kane referuar Prokurorisë se Krimeve te Renda informacione dhe material ne lidhje me grupin kriminal “Habilaj” per aktivitetin kriminal ne fushën e trafikimit te narkotikeve.

 

Pak dite me pare nga  Operacioni “Banda e Babicës”,  i zhvilluar nga  Policia e Vlorës, Delta Force dhe nen drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë u sekuestruan 4 ton kanabis sativa, armë gjahu, municione luftarak, mjet lundrues dhe u arrestuan dy pjesëtarë te bandës kriminale.

 

Ndërkohë, gjatë operacionit të gjerë të policisë për Habilajt, u arrestuar edhe dy persona të kërkuar nga drejtësia: Fredi Hoxha nga Selenica e Vlorës ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar per shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje ne organizate kriminale,  ndërsa Musto Kapaj 26 vjeç nga Gjormi i Vlorës u kap me arme te ftohta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *