E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bllokohen pronat e Habilajve në Vlorë

Një tjetër pasuri e vëllezërve Habilaj është vendosur nën sekuestro nga sektori krimi ekonomik ne Vlorë.

 

Paraditen e kësaj te mërkure u bllokua një karburanti në afërsi të spitalit rajonal te Vlorës. Biznesi është në pronësi të Artan Habilaj, vëllai te Moisi Habilaj i arrestuar në Itali si pjese e grupit ndërkombëtar te trafikut te drogës.

 

Reklamë

Biznesi është rrethuar me shirita dhe puna në të është bllokuar prej mëngjesit

 

Në shtator të këtij viti prokuroria e krimeve të rënda sekuestroi pasuritë e grupit te Habilaj me vlere miliona euro.

 

Organi qendror i akuzës njoftoi se gjykata ka pranuar kërkesën e krimeve te renda dhe ka vendosur nen sekuestro dhjetëra prona.

 

Pasuritë konsistojnë në apartamente troje dhe makina në pronësi Moisi Habilajt, Nazer Seitajt dhe Florian Habilajt. Si i përfshirë ne rrjetin e trafikut te drogës po hetohet edhe ish ministri brendshëm Saimir Tahiri.

Më shumë video

Reklamë