E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohen produkte ushqimore, 2.2 ton sallam, djathë e fruta të thata u gjetën pa etiketë e të pasigurta për konsum

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dy sasi me produkte të pasigurta dhe pa etiketë në Tregun Agroushqimor të Tiranës.

Sipas AKU-së, gjatë kontrollit të kryer në 5 subjekte tregtare, u gjetën 2.2 ton sallam e fruta të thata pa etiketë dhe thuajse 200 kg djathë kaçkavall dhe fruta të thata të pasigurta për t’u konsumuar.

“Për shkeljet e konstatuara nga trupa inspektuese u vendosën gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.6 milione lekë. aku do të vijojë kontrollet në terren me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit”, – thuhet në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë