E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Bllokohen në Kapshticë shqiptarët që kishin leje pune për në Greqi

Një ndryshim i befasishëm i rregullave të kalimit drejt Greqisë ka berë që në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës të pengohen udhëtarët e nisur drejt shtetit fqinjë.

Bëhet fjale për bllokimin e atyre shtetasve shqiptarë që jane të pajisur me lejë pune dhe që kanë tentuar të udhëtojnë me mjetet e tyre me targa shqiptare por që janë penguar nga pala greke. Ndryshe nga keta të fundit, shtetasit shqipetare qe kane pasaporta dhe karta identiteti greke por qe kane mjetet e tyre me targa shqiptare,sipas informacioneve prane kesaj pike doganore nuk pengohen te kalojne ne shtetin Grek.

Reklamë

Edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë vendim që të pengojë kalimin e tyre, ditën e shtune nuk jane lejuar nga pala greke të kalojnë shtetasit shqiptare qe jane te pajisur me karta pune 1 vjeçare dhe qe disponojne mjetet e tyre me targat shqipetare.

Burime bejne te ditur se kjo gjë nuk ka mdodhur gjatë ditëve më pare dhe ky reagim i menjhershem i oficereve mund te jete vetem momental mdërsa pritet një takim mes palëve për të sqaruar situatën dhe per te zgjidhur kete ngerç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë