E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohen mjetet lundruese në plazhe

Policia e kufitare ka nisur një operacion të gjerë në të gjitha plazhet e vendit për bllokimin e mjeteve ujore pa dokumentacion apo që shkelin perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Nga fillimi i sezonit e deri tani janë bllokuar 27 mjete, ndërsa vijon kontrolli i atyre skafeve, gomoneve apo motorëve te ujit që janë pa dokumentacion, që nuk respektojnë rregullat e lundrimit, apo qe kalojnë në zona që janë të ndaluara e ku pushuesit bëjnë plazh. Në kuadër të masave për sigurinë e plazheve, policia kufitare iu ka dërguar 20 shkresa bashkive qe kanë në juridiksion këto zona turistike për marrjen e masave me qëllim krijimin e perimetrit të sigurisë. Aksioni vjen menjëherë pas vdekjes tragjike te nje turisti rus ne plazhin e Himarës, i cili humbi jetën nga goditja e nje mjeti lundrues.

Vazhdo të lexosh

Reklamë