Subscribe

Mosmarrja e pagave prej katër muajsh detyroi punëtorët e inceneratorit të Fierit të dilnin në protestë.

 

Ata bllokuan portën e impiantit dhe nuk lejuan për disa orë shkarkimin e makinave që depozitojnë mbetjet urbane në këtë pikë grumbullimi.

 

PUNETORET

 

1-Nuk është e nevojshme të na vijnë këtu as qeveria asnjë. Edi Rama i ka bërë të gjitha online, të shtyp butonin të hedh paratë. Shikoni tabelen kush e sponsorizon shteti. I merr parate nga një xhep i con tek tjetri. Të na japin gjakun tone.

 

2-Kemi që në muajin janar deri tani pa marrë rrogën. Kemi mbetur si peshku pa ujë. Këtu nuk ka asnjë njeri. Kush do ma shkruaj emrin mua që kam ardhur në punë.

 

Rritja e çmimeve, sipas tyre, ua ka vështirësuar jetesën akoma më shumë, pasi nuk mund të paguajnë faturat e dritave dhe ujit.

 

PUNETORE

Vjen tek porta, dua lekët e ujit dhe të dritave. Çmimet janë rritur të tëra. Një kilogram vaj ka vajtur 400 lek, do rritet akoma. Do rrimë këtu tek porta. Të presin ata derisa të na zgjidhet kjo çështje neve.

 

Inceneratori është nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara pas operacionit të zhvilluar nga SPAK. Në këtë impiant depozitohen mbetjet e bashkisë, Fier, Lushnje, Patos e Roskovec. Lidhur me ngërçin e krijuar për pagat, punonjësve iu premtua se brenda ditës së nesërme do të kenë një përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *