Subscribe

Dhjetëra mjete të tonazhit të rëndë të cilët transportonin krom nga Bulqiza në drejtim të Durrësit u bllokuan këtë të martë në Qafën e Buallit.

 

Sipas drejtuesve te mjeteve shkak është bërë një urdhër i ditëve të fundit i policisë që te mos qarkullojnë kamionët me ngarkese mbi 8 tone për shkak te dëmtimit te rrugës .

 

Drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se do të nisin protestat, nëse problemi i tyre nuk gjen zgjidhje.

 

Kjo nuk është hera pare qe kamionët e tonazhit të rëndë bllokohen ne rruge .

 

Policia ka ushtruar vazhdimisht kontrolle ne akset kombëtare për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve kur pesha e ngarkesës se tyre kalon 8 tone për aks.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *