Subscribe

550 ton karburant jashtë standardeve është bllokuar këtë të mërkurë në rafinerinë e Ballshit.

 

Aksionin kunër informalitetit e njoftoi vetë kryeministri Rama në një postim në “Facebook”, teksa shprehet se ai nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti.

 

Kreu I qeverisë më tej paralajmëron të gjithë kompanitë e naftës se janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit.

 

“Kush merret me nafte duhet te zgjedhe: o sipas ligjit o goditjen e ligjit. 550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit. Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë! Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët. Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit! #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *