E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bllokohen 54 kg drogë Malin e Zi, vinte nga Shqipëria

Policia kufitare malazeze sekuestroi 54 kg marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.

 

Lënda narkotike e paketuar në pako të vogla u kap në zonën e fshatit Traboin, zonë kufitare, në afërsi të pikës së Hanit të Hotit.

 

Reklamë

Droga u kap rastësisht gjatë patrullimit të forcave kufitare malazeze, dy thasë me mbishkrim sipër të hedhur në lumin Cijevna.

 

Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare policore për të vijuar hetimet e përbashkëta

Vazhdo të lexosh

Reklamë