E hënë, 21 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 sekonda më parë
Video · Vendi

Bllokohen 40 persona nga dëbora në Dukagjin

Ishin njoftuar se rruga drejt Dukagjinit ishte e hapur dhe e kalueshme, por pasi kanë mbërritur aty 40 persona janë kapur ne befasi pasi trashësia e dëborës arrinte deri ne një metër. Ata kane mundur te shkojnë deri në malin e Shoshit por më tej kalimi ishte i pamundur. Mes zemërimit e lodhjes ata kane rrëfyer vështirësitë duke mos kursyer akuzat për pushtetin vendor.

 

Ndërkohë bashkia e Shkodrës justifikohet me faktin se situata është rënduar në pak orë për shkak të rikthimit te reshjeve. Vetëm në njësitë administrative të Shalës e Shoshit, janë mbi 300 familje te cilat jetojnë në kushte shumë të vështira, dhe vuajnë izolimin.

 

Reklamë

Edhe në Dibër dhe Bulqizë reshjet e dëborës në zonat malore kanë vijuar këtë të premte. Probleme pati në qarkullimin e mjeteve megjithëse borëpastrueset kane qene ne rruge. Reshjet e dëborës te rena gjate orëve te fundit kane rikthyer problemet edhe ne fshatrat e thelle te juglindjes.

 

 

Më shumë video

Reklamë