E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohen 3 persona nga orteku i borës

Dëbora në aksin rrugor Dukagjin – Shkodër është bërë shkak që 3 persona të bllokohen në Qafën e Ftores në Theth. Një ortek bore u ka zënë rrugën dy automjeteve në këtë aks pasditen e së dielës. Forcat e policisë janë nisur menjëherë në ndihmë të tyre. Uniformat blu njoftojnë se nuk ka asnjë rrezik për jetën e tre personave që u bllokuan për orë të tëra në Theth dhe se po i udhëheqin automjetet drejt aksit rrugor kryesor.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë