Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pas kontrollit të mesnatë në aksin Sarandë – Qafë Bot, ndaloi dy mjete të palicencuara për transport kafshësh. Ato po transportonin 29 krerë lopë të pa regjistruara dhe të pa matrikulluara. Autoriteti konfiskoi makinat si dhe kafshët.

 

AKU njoftoi strukturat e krimit ekonomik dhe Drejtorinë e Bujqësisë Vlorë për të vazhduar më tej me procedimin administrativ dhe penal për pronarin e kafshëve dhe dy drejtuesit e mjeteve. Akuza që rëndon mbi ta është “për shkelje të rënda të protokolleve zyrtare veterinare”. Sipas AKU këto shkelje e bëjnë jo vetëm të pasigurt, por të rrezikshëm konsumimin e mishit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *